Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dashamir Xhika në krah të Kryemadhit, u arrestua për abuzime me fondet publike

23:09 / July 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ndërsa retorika e kryetares së LSI-së ishte e njëjtë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte prania e Dashamir Xhikës krah Kryemadhit në takimin me strukturat. Dashamir Xhika është ish-drejtor i ARRSH dhe kandidat për deputet i LSI në qarkun e Elbasanit nw zgjedhjet e 2017.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pasditen e sotme ishte në Elbasan në një takim me strukturat. E ndërsa retorika e kryetares së LSI-së ishte e njëjtë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte prania e Dashamir Xhikës krah Kryemadhit në takimin me strukturat. Dashamir Xhika është ish-drejtor i ARRSH dhe kandidat për deputet i LSI në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017.

Ai u arrestua më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për rrugën e Gjinarit, por masa u ndryshua dhe u hetua në detyrim paraqitje. Xhika dhe zyrtari tjetër i ARRSH-së, Andi Toma u arrestuan dhe akuzuan se abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 mln eurove.

Po në 2018 pas disa muajve burg, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e liroi Xhikën më 23 korrik, vendim që u mor në fshehtësi. Në vendim thuhej se Xhika mund të gjykohej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.

Por në 1 shtator të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të rikthejë në burg, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Megjithatë në 23 nentor të 2018 Gjykata e Shkallës së Parë ndryshoi masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ dhe më pas e la në ‘detyrim paraqitje’.

Gjatë hetimeve për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar, Xhika u hetua edhe për rrugën Tiranë-Elbasan dhe dosja përfundoi në gjykatë në datë 8 mars të këtij viti. Në dosjen penale të prokurorisë, Xhika është i pandehur me dy persona të tjerë zyrtarë të ARRSH Aksel Qorduka dhe Albens Alite, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërmarrë një sërë veprimesh të paligjshme, gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, duke shkaktuar një dëm financiar në buxhetin e shtetit prej 36.8 milion dollarë.

E ndërsa dosja është në gjykatë, Xhika është në masën detyrim paraqitje duke vijuar i qetë aktivitetin politik në krah të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila në deklaratat e saj publike e ka mbrojtur duke deklaruar se u arrestua politikisht.

dashamir xhika fondet publike krah kryemadhit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.