Një grup prokurorësh belg kanë mbërritur në Shqipëri për çështjen e “Toyota Yaris”. Ndërkohë që prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se kreu i PD-së Lulzim Basha do të pyetet të enjten për këtë çështje.
Kjo për faktin se është ai që bëri publik në Parlament gjetjen e sasisë së parave në një mjet Toyota, që ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri.
Prokuroria e Belgjikës ka kërkuar të merret në pyetje kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 mln eurove të fshehura në “Toyota Yaris” , ndërsa nuk dihet nëse ky grup prokurorësh belgë do të asistojnë gjatë marrjes në pyetje të kreut e PD-së. Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.
