Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: Meta s’mund të jetë president i një vendi që aspiron BE-në

15:12 / July 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se Ilir Meta e ka humbur statusin e presidentit.

Balla theksoi se Meta nuk është një figurë gjithëpërfshirëse që ruan unitetin kombëtar, ndërsa shtoi se s’mund të jetë as president i një vendi si Shqipëria që synon integrimin në BE.

“Presidenti është një figurë që do të mbajë unitetin kombëtar. Predsidenti Meta ka kohë që e ka kthyer presidencën si seli opozitare. Nuk mund të jetë Meta president i një vendi që nis bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Meta ka bërë deklarata në dëm të euro-integrimit”, tha ai.

Më tej, Balla tha se maxhoranca i ka shtirë dorën opozitës për miratimin e reformës zgjedhore.

“Ne do nisim punën për zgjedhjet e 2021. Kjo opozitë është shkatërruar dhe nuk ka bosht politik. Ne vazhdojmë ta shtrijmë dorën për reformë zgjedhore. Ne e kemi pasur dorën e shtrirë që më 2017. Do iu japim votën shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se Shqipëria pret që të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Sipas tij, PS ka bërë premtime të cilat janë mbajtur në vazhdimësi, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka krizë politike.

“PD ka 4 vjet që është në rrugë. Nëse iu thoni se Shqipëria është në krizë, unë nuk e pranoj. Jemi në kushte normale. Kam thënë se zgjedhjet do bëhen më 30 qershor dhe u bënë. Tetori i këtij viti do të jetë muaj i rëndësishëm që do të konfirmojë besimin e Këshillit Europian mbi rekomandimin e bërë nga komisioni për të nisur bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Në tetor pres që Shqipëria të marrë përgjigje pozitive për hapje negociatash”, tha ai.

Balla vlerësoi se reforma në drejtësi po ecën në rrugën e duhur dhe nuk ka kthim pas.

“Jemi në fazën që tre institucione të reja të drejtësisë funksionon normalisht. Në fillim të shtatorit besoj se zgjidhet kryeprokurori i Përgjithshëm, ndërsas do të bëhet edhe rankimi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ai.

Në lidhje me kandidaturën e Petraq Milos në krye të KLSH, Balla u shpreh se Meta në këtë rast ka shkelur procedurën.

“Unë bëj pjesë në ato deputetë që ndjek me kujdes procedurat që ndiqen për zgjedhje. Nga lista e shpallur nga presidenca, rezulton se kandidatura nuk ka shfaqur interes. Më vjen keq që presidenti jo vetëm shkel Kushtetutën, por shkel edhe procedurën”, shtoi Balla.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.