Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një letër për Europën e Re nga 68 personazhe të spikatur të politikës europiane, mes tyre dhe një shqiptar

15:50 / July 23, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ursula 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë 68 emra të spikatur, njohës të mirë të BE-së dhe sfidave me të cilat përballet Unioni, që i janë drejtuar me një letër të hapur drejtuesve të rinj të Bashkimit Europian. Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR) ka publikuar këtë letër e cila mban firmën e shumë personaliteteve politike dhe akademike, mes të cilëve edhe ish-ministri ynë i Jashtëm Ditmir Bushati. Në letër, vihet në dukje sfidat me të cilat përballet sot Bashkimi Europian dhe nevoja që lidershipi i ri të jetë i fokusuar në disa cështje prioritare. Personalitetet bëjnë thirrje për ndryshime në politikën e jashtme të BE.



Letra e plotë


Me zgjedhjen e Ursula von der Leyen si Presidente e Komisionit Evropian, qeveritë evropiane duhet të kthejnë fokusin e diskutimit në mënyrën sesi qëndron Evropa në raport me veten dhe qytetarët e saj.

Ndërsa bota po përjeton konkurrencën gjeopolitike, evropianët rrezikojnë të jenë të pafat në lojën për epërsi mes Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Por kjo mund të shmanget nëse evropianët e marrin fatin e tyre në dorë. Vendet anëtare të BE së bashku përbëjnë tregun e vetëm më të madh në botë, shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sesa çdo fuqi tjetër, përveç SHBA-ve, kanë trupën më të madhe diplomatike në botë dhe nivelin më të lartë të shpenzimeve për zhvillim.

Prandaj, ne i bëjmë thirrje ekipit të ri drejtues të BE, të cilët nisin punën në fund të vitit 2019, të kuptojnë sfidat me të cilat përballen dhe të marrin gjithë instrumentet e nevojshme nga qeveritë e vendeve anëtare të BE, për të ndryshuar qasjen e Evropës në politikën e jashtme. Së bashku, Ursula von der Leyen, Charles Michel, Presidenti i zgjedhur i Këshillit Evropian, dhe Josep Borrell, kandidat për tu bërë Përfaqësues i lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë duhet të gjejnë sa më parë mënyra për ti bërë institucionet e BE të fuqishme dhe të kanalizojnë burimet e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare rreth një politike të përbashkët të jashtme të BE. Ata duhet:

1. Të përcaktojnë një objektiv për sovranitetin strategjik për Evropën. Kjo nënkupton elementin financiar dhe ekonomik, (përballimin e sanksioneve dytësore, rolin e dollarit, sistemin e pagesave, ekzaminimin e investimeve, rregullimin teknologjik), sigurinë dhe mbrojtjen, (duke promovuar më shumë përgjegjësi evropiane dhe rezistencë ndaj kërcënimeve konvencionale dhe hibride përfshirë dhe kibernetikën), dhe politiko-diplomatik (duke eksploruar sesi Evropianet organizohen dhe u drejtohen të tjerëve në çështje multilaterale). Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë nuk duhet të qëndrojë larg nga çështjet më të diskutueshme në politikën e jashtme të Evropës - Kina, Lindja e Afërt dhe Lindja e Mesme, Rusia, Migrimi, Ballkani dhe Ndryshimet Klimatike - por të përpiqet të gjejë mënyra për të shkuar përtej emëruesit të përbashkët duke angazhuar grupe të shteteve anëtare për gjetjen e një ujdie të madhe. 
2. Ri-operacionalizimi i sigurisë dhe mbrojtjes evropiane. Evropianët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe të bëhen partnerë më të mirë të SHBA-ve duke forcuar shtyllën evropiane në NATO dhe duke marrë përgjegjësi për misione në Ballkan dhe Afrikë. Ata duhet gjithashtu të konsiderojnë risitë, siç mund të jetë Këshilli i Sigurisë Evropiane, në mënyrë që, ndër të tjera, të përfshijnë dhe Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit. 
3. Të ndërtojnë një lidhje të fortë mes institucioneve të BE-së në Bruksel dhe qeverive kombëtare në politikën e jashtme. Që politika e jashtme e BE-së të jetë efektive, ajo nuk mund të jetë barrë vetëm e Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme. Përfaqësuesi i lartë i BE duhet të mbështetet nga zëvendës të ngarkuar nga Komisioni Europian, të cilët mund të mbulojnë çështje rajonale si dhe nga grupe pune bërthamë të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare.

Këto hapa ndihmojë për të rijetësuar BE-në dhe për t’i dëshmuar qytetarëve të saj se Evropa mund të jetë në vijën e parë të mbrojtjes në një botë gjithnjë e më të pasigurtë.

Ursula Von der Leyen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.