Pas lajmit se ditën e enjte kreu i opozitës, të ftohet në prokurori për të dëshmuar lidhur me hetimin e dosjes së njohur si “Toyota Yaris”, burime nga PD bëjnë të ditur se Lulzim Basha ka shprehur gatishmërinë e plotë për të kontrubuar për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Burime të Panorama konfirmojnë se kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon autoritet belge për të zbardhur atë që ai e quan “lidhja kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes”.
Po ashtu mësohet se Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet ne pritje te rakordimit me to për mënyrën e bashkëpunimit.
