Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka reaguar sërish, duke i dërguar një përgjigje të dytë Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, pas akuzave këtij të fundit se Berisha kishte dhënë mbështetje për Haradinajn dhe si politikan punonte direkt për Shqipërinë e Madhe.
Në facebook Berisha e cilëson edhe njëherë trillim akuzën e Vuçiç, ndërsa shton se “në historinë mijëravjeçare të shqiptarëve dhe të Ballkanit, nocioni shtetror, politik, gjeografik, historik, “Shqipëri e Madhe”, nuk ekziston”.
Më tej Berisha i kujton Vuçiç se për krijimin e Srebisë së Madhe, gjate shekullit te kaluar nga viti 1913 gjer ne viti 1999 “u bene gjashte luftra ballkanike, ne golgoten e te cilave jane shfarosur fizikisht ose perzene nga votrat e tyre mijravjeçare mbi 1.5 milione shqiptare”.
