Një karburant tek përroi i Zaranikës është përfshirë nga flakët. Shkak ka qenë shpërthimi i një pompë benzine, duke rrezikuar seriozisht banorët në banesat aty pranë.
Fatmirësisht zjarrfikësja ka mbërritur në kohë dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre. Si pasojë e zjarrit është bllokuar disa momente rruga e unazës.
