Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama e shkarkoi nga posti, reagon Blerina Gjylameti: Jam gati për sfidën e re

23:30 / July 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blerina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blerina Gjylameti ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit që kryeministri Rama i bëri nga posti i koordinatores për qarkun e Tiranës, teksa në vendin e saj vendosi Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin. E ndërsa Rama e motivoi lëvizjen në kupolën drejtuese të partisë për rezultate me të mira, Gjylameti thotë se besimi që i dhanë shqiptarët në 30 Qershor ishte vlerësim për punën e bërë.

“Besimi i dhënë më 30 qershor nga qytetarët shqiptarë ishte, jo vetëm një vlerësim për punën e bërë nga ne deri më tani, por edhe një detyrim më shumë ndaj përgjegjshmërisë tonë për t’ju shërbyer atyre më shumë dhe më me cilësi.

Partia Socialiste ka treguar, se është gjithmonë e gatshme për t’u përballuar me sfidat që kërkon vendi dhe koha, duke qenë gjithmonë në avangardë dhe në pararojë, duke mos harruar misionin e saj për të qenë gjithmonë pranë shqetësimeve të atyre që na kanë mandatuar.

Në rrugëtimin tonë deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, kam nderin për të kryer detyrën e re, si Sekretare për Komunikimin Digjital me besimin e veçantë të familjes politike dhe në veçanti të Kryetarit Edi Rama.

Jam gati që të gjithë eksperiencën e koordinimit ta transformojmë bashkërisht në një organizim komplet të ri, digjiital të familjes sonë të madhe socialiste në mënyrë që çdo anëtarë e simpatizantë të jetë, bashkëvendimarrës në çdo ndërveprim tonin” tha ajo.

Gjylameti nga tani e në vijim do të mbajë postin e Sekretares për Komunikimin Digjital në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.