Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar artistëve para Teatrit Kombëtar në mbrojtje të godinës së teatrit.
Projekt grabitës për të pastruar paratë e krimit tha kreu i PD-së gjatë fjalës së tij. “Ky është projekt grabitës, kriminal, po pastrohen paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, është arkitekti i Edi Ramës. Kjo është një skemë mafioze për të pasurur Ramën dhe vjedhur shqiptarëve Teatrin. Këtu po pastrohen paratë e drogës”, u shpreh Basha.
