Sallata me patate është fantastike për stinën e verës dhe kërkon pak mund por ofron shumë shije. Me bazë pataten dhe me përbërës të tjerë të kombinuar, ajo vjen si një recetë ndryshe dhe plot shije në tryezën tuaj.
Përbërësit:
500 gr patate, 1 spec i kuq, 4 qepë të reja, 2 vezë të ziera, 100 gr tranguj turshi, 4 lugë gjelle majonez, 6 lugë gjelle ajke e thartë, kripë dhe piper i zi.
Përgatitja:
Patatet e paqëruara ziejini në ujë me kripë. Pastaj qërojeni dhe priteni në kubikë mesatarë.
Patateve shtojuni vezët e prera, specin dhe qepët e grira.
Në masë hidhni edhe trangujt turshi të grirë imët dhe përziejini mirë të gjitha.
Ajkën bëjeni bashkë me majonezë dhe shtojani sallatës. Përziejini mirë të gjitha dhe sallatën e përgatitur kështu futeni në frigorifer që të ftohet.
Ju bëftë mirë!