Studentja Letitia Chai, është zhveshur deri në të brendshme gjatë kohës që po prezantonte temën e saj të diplomimit.
E gjitha kjo situate u krijua në shenjë proteste ndaj komenteve të profesorit i cili tha se veshja e saj ishte e papërshtatshme pasi ajo ishte e veshur me minifund.
Chai e diplomuar në Universitetin e Cornell në Ithaca të New Yorkut u filmua nga të pranishmit në një video live në Facebook , ku shkruhej se e bëri këtë kundër “besimeve shtypëse ndaj femrave dhe diskriminimit”.
Ajo organizoi këtë protestë sespe profesorët I tërhoqën verejtje për veshjen e saj gjatë diplomimit duke i thënë se “veshja juaj është shumë e shkurtër”.
Për shpjeguar arsyen Chai shkroi në facebook ku thoshte: “Profesorët vazhduan të më thonin në prani të tërë klasës se unë po nxisja orgazmë tek meshkujt për shkak të përmbajtjes së temës dhe pamjes së trupit”.
“Nuk dija se si të vazhdoja prandaj e gjeta si zgjidhje që të përgjigjesha” shtoi ajo.