Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta “çon” Teatrin në Gjykatën Kushtetuese

12:01 / July 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta bën lëvizjen e radhës përsa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar. Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se presidenti do të dorëzojë sot në 13.00 në këtë Gjykatë kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Meta e ktheu këtë ligj fiks një vit më parë në Kuvend, dhe pas disa ndryshimeve që u bënë, e riktheu për herë të dytë në tetor të vitit të shkuar.

Kujtojmë se në atë kohë, Meta vlerësoi se ligji paraqet sërish probleme kushtetuese, pasi sipas Presidentit, në thelb dispozitat e tij përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurencën e lirë, por përkundrazi, sërish konstatohet një trajtim preferencial që kufizon pjesëmarrjen në garë.

Konstatimet e vërejtura – vijon më tej Meta, e bëjnë këtë ligj të bjerë sërish ndesh me zbatimin e parimeve kushtetuese të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, duke cenuar funksionimin e vet shtetit të së drejtës.

Në këtë mënyrë në tërësi ligji i ri nr.37, datë 20.09.2018, paraqet të njëjtat probleme kushtetuese të evidentuara nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij, duke e bërë atë të padekretueshëm për shpallje.

Presidenti i Republikës iu kujton ligjvënësve edhe faktin e monfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila mund të jepte një vendim përfundimtar lidhur me procesin legjislativ. Kreu i shtetit ka arritur në përfundimin se vendimin e mori pasi në tavolinën e tij të punës mbërriti një ligj i ri dhe për këtë arsye kërkesa e Kuvendit duhet të pranohet për shqyrtim nga Presidenti i Republikës.

Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.