Kompania zviceriane UBS ka kryer një studim për qiratë më të shtrenjta në qytetet evropiane. Zvicra njihet për çmimet e saj të larta, derisa Cyrihu ka përfunduar në vendin e katërt.
Qiraja mesatare në Cyrih është 1866 euro, derisa më shtrenjtë se në Cyrih është në Paris, Londër dhe Dublin. Qiraja për një apartament në Paris është mesatarisht 2500 euro. Ndërsa Londër është 2263 euro, kurse në Dublin është 2059 euro.
Renditja:
- Paris: 2535
- Londër: 2263
- Dublin: 2059
- Cyrih: 1866
- Helsinki: 1821
- Oslo: 1812
- Kopenhagë: 1658
- Amsterdam: 1531
- Stokolm: 1480
- Moskë: 1380
- Romë: 1242
- Madrid: 1112
- Vjenë: 1105