Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze / Teatri, si e ardhmja e Lulzim Bashës

20:02 / July 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Çështja e Teatrit Kombëtar, e godinës së re që do të ndërtohet, e asaj që do të prishet, dhe mënyrës se si do të ndërtohet, është një temë e vjetër dhe e stërkonsumuar. Një vitë më parë për çdo ditë, ky debat ishte temë e ditës.

Protestuesit e arritën një fitore. Ata imponuan ndryshimin e ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri, duke detyruar qeverinë të bënte garë të hapur për ndërtuesin, pas rekomandimeve të Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Të gjitha të tjerat, rreshtimi I aktorëve të njohur pro Tetarit të ri dhe disa aktorëve militantë të PD kundër Teatrit të ri, përpjekja për të ndarë këtë histori si betejë mes nostalgjikëve të Teatrit dhe atyre që duan ndërtesë të re, dhe mbi të gjitha kthimi I saj si kauzë politike, janë histori të vjetra.

E vetmja histori e re në këtë mes, është nevoja që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike të kenë një kauzë për të shtyrë ditët e verës, pasi debati mbi dështimin e tyre kundër 30 Qershorit, dhe përpjekjes për ti vënë zjarrin Shqipërisë, dështuan dhe ata nuk ballafaqohen dot me njerëzit e tyre.

Po ashtu Presidenti Ilir Meta, I trembur se mbetej pas në këtë histori, njësoj si dikur Presidenti Nishani që shkoi me makinë tek të njëjtit protestues, kundër ndërtimit të parkut të lojrave të fëmijëve tek Liqeni, shkoi sot me këmbë në Gjykatë, për të dorzuar një kërkesë kundër projektit të ri.

Opozita por dhe qytetarët kanë të drejtë legjitime të dinë se si do të shpenzohet çdo qindarkë për ndërtimin e Teatrit të ri, nëse dalin nga buxheti I shtetit dhe si do ritkhehet tek publiku çdo centimetër tokë, nëse I ofrohet nga shteti privatit. Dhe tani për këtë qeveria ka një detyrim ligjor, prej ligjit që ka miratuar vet në Kuvend.

Gjithçka tjetër është një teatër I aktorëve politikë, për të shtyrë ditët e verës.

Qeveria ndjehet mirë që gjeti një mënyrë të duket sikur ka opozitë, Lulzim Basha ndjehet mirë, që të mos përballet qytet më qytet me ata që i la rrugëve, ndërsa Bashkia ka rastin të promovoj gjithë betejat e dështuara të të njëjtit grup kundër saj.

E gjitha është një inskenim për të shmangur ballafaqimin e madh që Lulzim Basha ka me të ardhmen e Partisë Demokratike, të cilës Ramiz Alia më 1990 u detyrua ti hapte rrugë dhe ta fuste në pushtet, kurse ky e nxorri nga çdo qelizë e pushtetit duke e lënë rrugëve.

Lulzim Basha  e nxorri Partinë Demokratike nga sistemi politik, e nxorri nga parlamenti dhe bashkitë, e nxorri nga këshillat bashkiake dhe institucionet. Dhe po e fut në Teatër. Vetëm aty ndjehet I sigurt që fiton si aktor.

Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.