Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtarem, në kuadër të marrjes së kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria në 2020.
Në një postim në Twitter Greminger thotë se një kryesim i suksesshëm i OSBE-së kërkon një Shqipëri të bashkuar.
“Një kryesim i suksesshëm i OSBE-së, për të mirën e të gjithëve, kërkon një Shqipëri të bashkuar. Le të shohim para për një vit produktiv”, shkruan ai.
