Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Tiranë-Durrës, ku si pasojë e shpërthimit të një transformatori kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndije elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.
Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes