Qeveria australiane ka vënë në funksionim një program të quajtur “Programi për Studentët e Huaj, (OSP), i cili lejon personat nga e gjithë bota, që nuk janë qytetarë australianë ose rezidentë të përhershëm në Australi, të studiojnë në këtë vend.
Pra, kushdo person që nuk është rezident apo qytetar i Australisë, mund të aplikojë për të studiuar në Australi. Për këtë, i interesuari duhet të aplikojë për atë që quhet “viza studentore”. Viza jepet nga autoritetet, vetëm nëse personi kërkon të studiojë në një institucion arsimor të regjistruar dhe të njohur, duke ndjekur një kurs ose një pjesë të tij, por gjithmonë me kohë të plotë.
Çdo i interesuar duhet të paraqesë bashkë me aplikimin, edhe dokumentin e njohur zyrtar të institucionit më të fundit arsimor në vendin e tij, ku ai ka studiuar, (vërtetim, dëftesë etj, të përkthyer dhe noterizuar).
Kushte bazë
Kandidati për student në institucionet arsimore të Australisë, duhet të plotësojë së pari disa kushte bazë, pa të cilat aplikimi i mëtejshëm do të ishte i dështuar. Kështu:
Ai duhet të ketë sigurime shëndetësore
Të mos ketë borxhe ndaj Australisë apo vendeve të Komenwellthit.
Karakter të cilësuar “të mirë”, sipas kushteve të Zyrës së Emigracionit, që quhen “Deklarata e karakterit”.
Nga ana tjetër, vizat australiane për studentë, ndahen në 7 nënkategori, duke filluar nga shkolla fillore deri në studimet pasuniversitare. Ne do të përqendrohemi në vizat për shkollat e larta.
Dokumentacioni
Minimumi i dokumentacionit që i interesuari i duhet të paraqesë pranë zyrës më të afërt përfaqësuese të shtetit të Australisë, për të aplikuar për vizë studentore, është si vijon:
Aplikimi për vizë studentore, formati 157A
Pasaporta
Konfirmimi i Regjistrimit ose letra e ofertës nga institucioni përkatës arsimor australian ku ju doni të studioni.
Dokumentacioni i sigurimit shëndetësor
Evidenca që tregojnë se ju keni pundësi të paguani kurset e studimit
Evidenca që tregojnë se keni mundësinë financiare për të siguruar jetesën gjatë studimit
Dhe rezultatet e ekzaminimeve tuaja shëndetësore
Mund t’ju kërkohet edhe rezultati i provimeve tuaja të zotërimit të gjuhës angleze nga institucionet e njohura të vendit tuaj.
Mënyra aplikimit
Të gjithë aplikantët për vizë australiane për studentët , duhet të paraqesin këto dokumente, ose aplikimi do të kthehet si i paplotësuar.
Aplikanti duhet të plotësojë në mënyrë korrekte formatin 47SK “Aplikimi
Të paguajë kuotën e tarifës së aplikimit në dollarë australianë, sipas mënyrës së përcaktuar në format, (kurrë në para kesh)
Certifikatë e plotë e lindjes dhe të dhënat për personat e tjerë të përfshirë në aplikim, nëse ka.
Dokumentacion për vlerësimin e aftësive nga autoriteti i pranimit të aplikimit.
Adresën e plotë ku jetoni dhe ku keni parashikuar të jetoni në vazhdim gjatë kohës së procesimit të aplikimit.
Aplikimin fillestar që i keni dërguar adresës ASPC, GPO Box 1638, Adelaide SA 5001.
Të tjera
-Duhet të përcaktoni qartë profesionin tuaj, siç specifikohet në listën e profesioneve të kualifikuara SOL.
Për të gjithë familjarët tuaj, nëse janë në listën e emigrimit ose jo, duhet të paraqisni 4 foto pasaporte të kohëve të fundit, ndërsa identiteti dhe ditëlindja e secilit të jetë e printuar pas fotos.
Aplikanti duhet të paraqesë fotokopje të noterizuara të faqeve të pasaportës së tij, që janë të përdorura, (që kanë viza të tjera, shënime etj).
Aplikanti duhet të paraqesë dokumente që vërtetojnë përvojën e punës.
Aplikanti duhet të përfshijë në dokumentacion, evidenca të njohurisë së anglishtes.
Nëse posedohet testi IELTS, pranohet vetëm dokumenti origjinal.
Aplikanti që synon të plotësojë testing e pikëve, të përfshijë një kopje të çdo liçensë pune apo anëtarësie në organizata ekonomike që posedon.
Aplikanti duhet të plotësojë formatin 80, “të dhëna personale për karakterin”, dhe të përfshijë detaje të adresave të tij të banimit për 10 vitet e fundit.