Kryeministri Edi Rama është takuar me drejtues të qarqeve të veriut dhe bashkiakëve të rinj të cilëve u ka kërkuar të bëhet rivlerësimi për çdo punonjës të bashkisë.
Administrata në territor ka probleme mësohet të ketë thënë Rama duke shtuar se në vjeshtë duhet të bëhet vlerësimi i drejtuesve dhe ata që nuk kapin ritmin e PS do të largohen.
Shefi i maxhorancës ka kërkuar gjithashtu të bëhet sa më shpejt plani i investimeve dhe buxhetit.
