Këshilli bashkiak i bashkisë së Devollit është konstituar dhe Eduard Duro është betuar si kreui i ri i bashkisë së Bilishit.
Në mbledhjen që u zhvillua në ambientet e nënprefekturës ishin të pranishëm Niko Peleshi dhe Taulant Balla. Ndërkohë që opozita ka tentuar të prishë mbledhjen më herët.
Më herët kreu aktual Bledjon Nallbati në një dalje për mediat thotë se do të qëndrojë në këtë detyrë dhe se populli e braktisi Ramën më 30 qershor.
Ne po zbatojmë dekretin e Presidentit Ilir Meta tha Nallbati para mediave. Sot pritet edhe betimi i Eduard Duros së PS dhe konstituimi i këshillit bashkiak, por opozita ka zgjedhur të protestojë.
Lexo edhe- A do t’ia lirojë zyrën paraardhësi demokrat kryebashkiakut të Devollit
“Nuk ka pasur zgjedhje më 30 qershor, nuk mund të ketë konstituim këshilli. Më 30 qershor është votuar për strukturat e rilindjes. Votimet e 30 qershorit nuk përfaqësojnë interesin qytetar, qytetarët nuk kishin alternativë. 30 qershori goditje e rënde për Edi Ramën. 85 % e shqiptarëve nuk morën pjesë refuzuan procesin farsë dhe monist të Edi Ramës. Edi Rama me konstituimin e këshillave imagjinar kërkon të instalojë monizmin. Kërkon të thellojë korrupsionin dhe hajduterinë. 85 % e qytetarëve nuk përfaqësohen. Këshillat bashkiakë nuk mund të jenë për 15 % të rilindjes”, është shprehur ish deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari.
