Ekstrakti i boronicës mund të ulë proçeset e ndezjes në rrugët e frymëmarrjes dhe me këtë të shpëtojë sa më shumë persona të sëmurë nga astma.
Sipas një hulumtimi të ri të kryer në Zelandën e Re, ekstrakti i boronicës mund të ulë proceset e ndezjes në rrugët e frymëmarrjes dhe me këtë të shpëtojë sa më shumë persona të sëmurë nga astma.
Hulumtimi është fokusuar në efektin antiinflamator të përbërësve të boronicës, proantiocianidineve dhe veçanërisht të epigalokatekinës (EGC) si antioksidues kryesorë.
EGC-ja ka treguar një efekt të fuqishëm inhalues të lëshimit të përbërësve antiinflamator, të cilët janë përgjegjës për reaksionet alergjike të indit të mushkërisë. Sipas studiuesve, mjafton një grusht boronica në ditë për të arritur efektin e dëshiruar.