“La Casa de Papel” seriali që ka ngulitur para ekranëve miliona njerëz ka fituar edhe simpatinë e shumë shqiptarëve, të cilët tashmë kanë mundësinë të ndjekin sezonin e tretë të këtij seriali, të publikuar së fundmi.
Pas dy sezoneve të sukseshme të transmetuara të këtij seriali, ku një grup i mirëorganizuar grabisin miliarda euro vjen dhe sezoni i tretë, i cili tregon rreth sakrificës dhe strategjisë që grupi duhet të ndjekë për t’ia arritur qëllimit, për të mos u kapur nga policia.
Në këtë sezon të tretë është edhe një çështje e sistemit sesi duhet të funksionojnë deri në fund, duke e drejtuar gishtin tek personat e grupit që janë të pabindur, dhe që duhen eleminuar. Por e veçanta e këtij seriali, janë emrat e personazheve grabitës, të cilët janë nofka me emra të kryeqyteteve të famshme të botës.
Biles një nga personazhet e serialit, e cila në këtë serial mban nofkën Nairobi (kryeqyteti i Kenias në Afrikë), tha së fundmi në një video të publikuar në rrjetet sociale, se do të donte të kishte emrin e një kryeqyteti shqiptar. Bëhet fjalë për, Tiranën.