Kthjellime dhe vranësira të lehta do të karakterizojnë motin gjatë orëve të paradites. Por pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave në zonat veri-verilindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë ndryshime të dukshme, duke ruajtur të njëjtat vlera termike nga 14 në 37 gradë Celsius.
