Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpallet rezultati përfundimtar i 30 qershorit, Zguri voton kundër: Mosmarrëveshjet do të vazhdojnë

10:19 / July 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ky rezultat u miratua me katër vota pro dhe një kundër, atë të kryetarit Klement Zguri.

Shqipëria zgjodhi mes Kushtetutës dhe pazarit politik, tha Denar Biba, duke u shprehur se kjo ndodhi për herë të parë. Ai shtoi se ka ndjerë mbështetje të jashtëzakonshme të perëndimorëve në këtë proces.

Por nuk mendon kështu kreu i KQZ-së i cili ka shpjeguar dhe votën e tij kundër. Ai i tha kolegut Biba se zgjedhjet janë dhe një ngjarje politike dhe nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra. Zguri e ka quajtur formalitet vendimin e sotëm.

Por për kryetarin e KQZ-së mosmarrëveshjet do të vazhdojnë dhe pasi të miratohet ky rezultat.

“Problemi im është se përmes votës sonë duke pasur parasysh kulturën publike që me votën nënkuptojnë dhe cilësinë e zgjedhjeve, unë besoj se kjo merr një rëndësi tjetër. Vota nuk bëhet thjesht formale, por gjithsesi dua të them preokupim im është se përmes votës sonë kemi vënë dhe një notë për sjelljen e KQZ, performacën e KQZ. Unë besoj që KQZ në këtë proces zgjedhor përmes transparencës dhe kamuflimit, standardit ligjor dhe kundërstandardit, ligjshmërisë dhe arbitraritetit, neutralitetit dhe anshmërisë së qartë partiake për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën.

Vota për këtë proces sigurisht që ngelet votë dhe për punën e KQZ. Me keqardhje e them e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ, të mundet ti japë një notë kaluese, për mua është e pamundur. Unë do të votoj kundër dhe për arsyen e thjeshtë sepse unë dua që kjo performancë por dhe të gjithë të zgjedhurit të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Nuk e dëshiroj këtë dhe një nga arsyet e votës kundër është pikërisht dhe kjo gjë.

Më duhet të them se është e dukshme, unë nuk bija dakord me shumicën, kolegët e mi, ndërkohë shpresoj shumë që kolegët e mi ti thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, tha Zguri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

22:20 / November 20, 2026

Prej 3 muajsh nën mbikëqyrje, Aldo Gjini i ‘Rrajave’ transferohet nga burgu i Drenovës në regjimin 41 bis

22:00 / November 20, 2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

21:18 / November 20, 2026

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.