Busti i firmëtarit gjirokastrit të pavarësisë, patriotit Elmaz Boce, është ende i papërfunduar 7 vjet pas nisjes së tij.
Anëtarët e forumit patriotik “Djemtë e Gjirokastrës” kanë risjellë në vëmendje kërkesën e tyre drejtuar Ministrisë së Kulturës, 7 vjet më parë, në 100 vjetorin e pavarësisë, kohë kur skulptori gjirokastrit Stefan Papamihali nisi dhe punën për ngritjen e bustit, që u ndërpre vetëm pak muaj më vonë në tetor 2012 për mungesë fondesh nga ministria.
Sot, boceti i papërfunduar dhe i paderdhur në bronx i firmëtarit të aktit të pavarësisë Elmaz Boce, ndodhet ende në studion e punës së skulptorit, që u nda nga jeta dy vite më parë.
Situata e monumenteve, banesave apo memorialeve të rilindasve dhe patriotëve shqiptarë është në gjendje kritike në të gjithë jugun ndërsa shumë emra përfshi edhe atë të Elmas Boces janë pothuajse të harruar.
