Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Erion Braçe/ Disa të vërteta për Qemal Stafën, Federatë, vrapin për nga paraja!

11:17 / July 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qysh kur Federata Shqiptare e Futbollit publikoi “tenderin” per kompanine emrin e se ciles do te mbaje Stadiumi “Qemal Stafa”, kam lexuar gjithcka rreth kesaj ceshtjeje.

Lexoj qe shkruhet e lihet te kuptohet se ka nje vendim politik! Dua te pyes: Cili eshte ky vendim? Kush e ka marre? Ku eshte ky vendim, zyrtar dhe i botuar?

Ne dijenine time,nuk ka asnjë vendim politik të marrë për emrin e stadiumit “Qemal Stafa”

Po, e vertete eshte, ka nje vendim te FSHF, ai me larte e qe ben te tregetueshem emrin e stadiumit.

Me thene te drejten, nga tregtaret une tregti pres; Nuk di perse te tjere presin me shume se kaq nga kjo federate qe menaxhon futbollin ne vendin tone.

Ka tregetuar bluzat, te drejten televizive te ekipit kombetar, te drejten televizive te ndeshjeve te Superliges, Kupes etj. Nuk dua ti rikthehem sot menyres se si i tregeton keto produkte.

Por nxitimi per te tregetuar me te shpejte edhe emrin e stadiumit, duket se forcon bindjen time qe mes tregetareve ne ate institucion ka vetem nje qellim: Parate!

Eshte e habitshme por aq e forte eshte rendja pas parase ne FSHF, sa askush nuk po kupton se gara, konkurenca, cilesia permes tyre, mund te bej FSHF me te pasur, madje dhe me parate qe po i kerkon duke luftuar me Qemal Stafen.

Pyetje te thjeshte kam;
Perse FSHF nuk tregeton emrin e Superliges? Po te Kupes? Perse nuk i afrohet asnje tregetar dy produkteve kryesore te FSHF? Te jete ligji per financimin e sportit arsyeja?

Une nuk mendoj se vec ky eshte problemi. E kam thene shpesh qe nis ndryshe:Nis te gara, konkurenca, cilesia, pasioni, rinia, forca, ndershmeria.

Qemal Stafa eshte figura me e paster e Luftes se Dyte Boterore ne kete vend; Eshte misherimi i qarte i gjithe sa thashe me siper. Eshte nje shqiptar i madh!
Ai nuk mund te tregetohet!

Gjithkujt qe tani po behet gati per ate pyetjen standarde-po c’lidhje ka me sportin, futbollin, dua ti them me te shpejte se, pas kaq shume vitesh ne ate stadium, fubolli, fitoret me te bukura, jane te lidhura me Qemal Stafen!

E fundit,mos harroni shembullin e Anfield ne Liverpool; Tribuna e famshme e tij ka emrin e nje kompanie luftetaresh!

erion brace
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.