Ambasadori i BE-së në Tiranë e ka quajtur çështje delikate dhe të politizuar dhe që duhet trajtuar me kujdes atë të Teatrit Kombëtar.
“Në fakt sç e thashë është një çështje që vazhdon të ketë debat të madh në Shqipëri. Ajo që është shumë e rëndësishme për ne është repekti i shtetit të së drejtës. Procedurat e tenderit duhet të jenë në përptuhje me të BE, mesa di unë tenderi është i hapur deri në shtator, e rëndësishme është çështja e konkurrencës së lirë. Procedura do jetë e hapur deri më 18 shtator”, tha Soreca.
I pyetur për formën e protestës së organizuar nga artistët dhe ndërhyrjen e policisë Soreca tha se
Një çështje e vështirë që duhet të trajtohet me kujdes nga të gjitha palët, e në veçanti dhe nga autoritetet ligjzbatuese duke respektuar në çdo moment rregullin bazë të fjalës dhe shprehjes. Sa i përket BE, për ne momenti më i rëndësishëm është ai që ka bëjë me konkurrencën e drejtë të këtij tenderi”, tha ai.
