Njerëzit i adhurojnë miqtë e vegjël katër-putrosh, por përse janë aq të lidhur me ta dhe pse i ndjejnë më shumë sesa njerëzit ? Tani shkenca ka dhënë një përgjigje për këtë pyetje.
Studimi, i publikuar në revistën “Society and Animals”, nga hulumtuesit Jack Levin dhe Arnold Arluke, ka dashur të tregojë përse disa njerëz brengosen më shumë për qentë sesa për njerëzit e tjerë.
Eksperimenti kryesisht është përqendruar për të testuar nëse njerëzit pikëllohen më shumë nga abuzimi me kafshë apo nga abuzimi i një personi tjetër.
Sipas rezultatit njerëzit kanë tendenca që më shumë të pikëllohen kur kafshët abuzohen sesa për dhimbjen e njerëzve. Ky reagim ka ndryshuar vetëm kur viktima ka qenë fëmijë.
Kjo mund të jetë për shkak se qentë janë gjithmonë më të dobët pavarësisht moshës, ndërkaq njerëzit e rritur besohet ta kenë kapacitetin për ta mbrojtur veten. Por, një arsye tjetër mund të jetë edhe për shkak se njerëzit i shohin qentë si bebe apo si anëtarë të familjes së tyre.
“Qentë i duan miqtë e tyre dhe kafshojnë armiqtë e tyre, ndryshe nga njerëzit, të cilët janë të paaftë për dashuri të pastër dhe gjithmonë duhet të përziejnë dashurinë dhe urrejtjen.”- Sigmund Freud