Teatri Kombëtar është bërë qendër diskutimesh këto ditë ku disa aktor të mbështetur dhe nga opozita vazhdojnë të mos jenë dakord me shembjen e tij dhe më pas zëvendësimin me një të ri.
Nga konferenca ku u prezantuan punimet e disa studenteve të Harvardit me fokus shtimin e hapësirave për fëmijët, Veliaj reagoi mbi këtë situate ku u shpreh: “Unë besoj se e ardhmja iu përket njerëzve me vizion, që arrijnë ta shohin këtë qytet dhe këtë vend pas 10, 20 dhe 30 vitesh, jo ata që u ka ngelur koka pas. Mund të ketë akoma njerëz që kanë nostalgji për gjyqet e komunizmit dhe për dënimet me varje që jepeshin në teatër. Nostalgjitë do t’i respektojmë, do të gjejmë një mënyrë për t’i akomoduar edhe tek Teatri, si te stadiumi i ri, fasada e të cilit është përqafuar në projektin e ri. Por me gjithë respektin për nostalgjinë, me gjithë durimin për nostalgjinë dhe tolerancën ndaj gjithollogëve, Tirana nuk ndalet dhe jam i vendosur që çdo projekt që do miratojmë sot e në vijim t’i shkojmë deri në fund”
Veliaj theksoi se më 22 korrik është hapur thirrja për ofertat që do të paraqiten për Teatrin e ri modern, ndërsa i cilësoi akuzat e deritanishme si “beteja imagjinare” dhe se këto beteja ata vetë i sajojnë, vetë i luftojnë dhe vetë i fitojnë.
“Përgjigja për teatrin u dha më 30 qershor përmes referendumit. “Vendet demokratike funksionojnë me zgjedhje. Ti nuk mund të jesh edhe aktor të thuash të ruajmë tallashin, edhe aktivist politik të thuash edhe unë do bllokoj zgjedhjet, edhe militant i rrugës të thuash Rama ik dhe pastaj nuk vjen në asnjë garë. Unë aty isha në 30 qershor, ata që më thanë do e shohësh nuk erdhën. Ata që të thonë do e shohësh, ke për ta parë ti, ta tregoj unë ty, dhe nuk vijnë në betejë, u ikën e drejta të flasin për të ardhmen e qytetit. I dëgjoj këta që flasin si ekspertë për teatrin kur thonë: “Unë vërtet jam themelues i kësaj partie, por kjo s’është fare politike”. Nëse nuk është politike çfarë është?” pyeti Veliaj duke lënë të kuptohet dhe njëherë se Teatri është vetëm çështje politike.
