Speci djegës mund të jetë i preferuar nga shumë njerëz, por sipas studimeve të fundit sasitë e tepërta mund të shkaktojnë probleme me memorie.
Studimi me më shumë se 4,500 persona ka zbuluar se konsumimi i tepërt i tyre (mbi 50gr) është ndërlidhur me 56% dobësim të memories përgjatë 15 viteve.
Shkencëtarët janë të pasigurt se përse ekziston kjo lidhje mes memories së dobët dhe konsumimit të specave djegës, ku disa studime madje sugjerojnë se përbërësi aktiv i tyre, capsaicini, mund të na ndihmojë të jenë më të mprehtë.
Sidoqoftë, dozat e larta të këtij përbërësi mund të përdoren për t’i deaktivizuar nervat që shkaktojnë dhimbje.
Hulumtuesit pohojnë se kështu pastaj mund të ndikohet në qëndrueshmërinë e nervave, por kanë paralajmëruar se kjo teori është vetëm spekulative.