Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Presion e kërcënime”, PD: Rama i heq fitoren Elisabeta Katiajs

16:40 / July 29, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edmond Spaho28janar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka vijuar akuzat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama se ka kapur të gjitha institucionet në vend.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, deklaroi për media se Edi Rama ka ndërhyrë në zgjedhjet e Dhomës së Tregtisë dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë e Industrisë në Shqipëri, duke i anuluar fitoren të zgjedhurës Elisabeta Katiajs.

“Kjo kthesë e beftë e Komisionit, fsheh në thelb babëzinë për të kapur këtë institucion të pavarur që jo rrallë herë ka shprehur shqetësimet e bizneseve karshi politikave ekonomike të qeverisë. Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë – paditë e zonjës Katiaj, duke e shpallur fituese, iu anullua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama”, tha ndër të tjera Spaho.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, N/KRYETARI I PD, EDMOND SPAHO

Babëzia për pushtet e Ramës nuk fal asnjë institucion të pavarur qoftë ai dhe jo i lidhur me shtetin drejtpërdrejt. Veglat e tij qorre veprojnë edhe mbi institucione si Dhoma e Tregtisë si dhe Bashkimi i Dhomave te Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Mbi 1 muaj më parë institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, zhvilloi zgjedhjet konform rregullave të statutit. Në garë morën pjesë dy kandidatë dhe konform rregullave, fituese u shpall zonja Elisabeta Katiaj.

Gjendur përpara këtij fakti dhe duke pasur frikë nga zgjedhjet si forma e vetme demokratike e përzgjedhjes në krye të një institucioni, Rama urdhëroi një operacion tërësisht kundërligjore. Ai angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të sulmuar procesin me një kërkesë antiligjore në favor të kandidates së tij.

Përballë këmbënguljes të mbështetur në ligje dhe procedura demokratike, insituticioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe industrisë procedoi me shpalljen fituese të kandidates Katiaj.

E gjendur në minorancë votash kandidatja humbëse, dhe natyrisht në mbështetje të kryeministrit Rama, përdori ministren Denaj, e cila në shkelje të Ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, ndërhyri brutalisht në proces.

Nën presionin brutal të personave të lidhur ngushtë me Edi Ramën, komisioni që shpalli fitues dhe vulosi zonjën Katiaj, u tërhoq.

Kjo kthesë e beftë e Komisionit, fsheh në thelb babëzinë për të kapur këtë institucion të pavarur që jo rrallë herë ka shprehur shqetësimet e bizneseve karshi politikave ekonomike të qeverisë.

Këto shqetësime janë paraqitur pranë raportuesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kontrolli qeveritar i kësaj organizate është qëllimi pse Edi Rama po ndërhyn me të gjitha mjetet.

Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë – paditë e zonjës Katija, duke e shpallur fituese, iu anullua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama.

Gjykatësi vendosi që të mos merrte Sigurimin e Padisë duke ia hequr kësaj Gjykate këtë të drejtë.

Një vendim sa absurd aq edhe antikushtetues marrë nga presioni me vetting që Rama i bën tanimë çdo gjyqtari.

E gjithë kjo histori kriminale dhe antikushtetuese zbatohet për të kapur dhe mbytur çdo zë të pavarur nga një njeri që ka frikë dhe dhunon institucionin e zgjedhjeve kudo ku interesat e tij kërcënohen.

Njeriu që zhduku zgjedhjet nga partia që drejton, që zhduku zgjedhjet nga shqiptarët dhe i ktheu në votime moniste, duhet ndalur me çdo kusht e çdo mjet.

Çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik.

Askush nuk do të harrohet dhe as falet në orën e llogarisë që po afron.

Zemërimi popullor nuk do kursejë askënd dhe pasuritë e askujt që sot kalëron me Edi Ramën por nesër e pret gremina dhe fundi i tmerrshëm i çdo bashkëpunëtori me krimin dhe tradhtari të interesit publik.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu me sipërmarrësit në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

13:58 / July 25, 2026

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Fitorja me 83 mandate është edhe bekim, edhe mallkim”/ Rama: Qytetarët shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon

13:36 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.