Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Amerika vendi i milionerëve, 3.65 për qind e popullsisë zotërojnë të paktën nga 1 milion dollarë

22:11 / July 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amerika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Amerika është vendi i miliona milionerëve. Nga një popullsi prej 323 milionë banorësh që ka vendi, pothuajse 12 milionë zotërojnë të paktën nga 1 milion dollarë. Ata përbëjnë rreth 3.65 për qind të popullsisë. Përveç kësaj, në Shtetet e Bashkuara ka 607 miliarderë.

Revista Forbes ka hartuar një listë të njerëzve më të pasur për çdo shtet të SHBA, të cilët së bashku zotërojnë një pasuri neto prej 875 miliardë dollarësh.

Dhjetë prej tyre i kanë arritur fitimet në financa dhe investime. Tetë janë pasuruar nga moda dhe shitjet me pakicë, ndërsa pesë nga industria e ushqimit dhe pijeve.

Por pasuritë më të mëdha kanë patur si burim teknologjinë e lartë. Të katër miliarderët në listën e njeriut më të pasur në çdo shtet zotërojnë 251 miliardë dollarë secili, ose më shumë se një e katërta e pasurive në listën e pesëdhjetëshes të marra së bashku.

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në shtetin e Uashingtonit, është gjithashtu njeriu më i pasur në botë, me një pasuri neto prej rreth 157 miliardë dollarësh.

Familja më e pasur në SHBA është Familja Waltons. Jim dhe Alice Walton, fëmijët e themeluesit të rrjetit Walmart, Sam Walton, janë njerëzit më të pasur në shtetet ku ata jetojnë.

Më shumë se gjysma e njerëzve më të pasur në listë – 60 për qind – e kanë vënë vetë pasurinë, ndërsa 21 për qind e kanë të trashëguar. Nëntëmbëdhjetë për qind janë pasuruan duke zgjeruar një biznes ekzistues që u ishte lënë nga të tjerë.

Një listë e publikuar nga howmuch.com, rendit njeriun më të pasur në çdo shtet të SHBA.

Më poshtë është lista e 10 më të pasurve, që tregon shtetin, pasurinë neto dhe burimin e pasurisë:

1. Uashington: Jeff Bezos dhe familja, 157 miliardë dollarë, Amazon

2. Nebraska: Warren Buffett, 85 miliardë dollarë, Berkshire Hathaway

3. Kalifornia: Mark Zuckerberg, 71 miliardë dollarë, Facebook

4. Nju Jork: Michael Bloomberg, 53.8 miliardë dollarë, Bloomberg LP

5. Arkansas: Jim Walton, 51.1 miliardë dollarë, Walmart

6. Teksasi: Alice Walton, 50.1 miliardë dollarë, Walmart

7. Kansas: Charles Koch, 42 miliardë dollarë, Koch Industries

8. Nevada: Sheldon Adelson, 35.7 miliardë dollarë, kazino

9. Oregon: Phil Knight dhe familja, 35 miliardë dollarë, Nike

10. Virxhinia: Jacqueline Mars, 28.1 miliardë dollarë, karamelet

1 milion dollare milioneret amerikane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.