Bonusi mujor për pensionistët do të dyfishohet nga 1 janari 2027, ndërsa indeksimi i pensioneve do të bëhet në prill, tre muaj më herët se zakonisht. Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili njoftoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohen rreth 24 miliardë lekë shtesë për këto dy masa.
“Me Buxhetin 2027, rrisim mbështetjen për pensionistët, që të përballojnë më lehtë nevojat e përditshme dhe të kenë më shumë siguri ekonomike. Parashikojmë rreth 24 miliardë lekë shtesë për dy masa që rrisin të ardhurat e tyre Dyfishimin e bonusit mujor sipas kategorive, nga 1 janari 2027 dhe indeksimin e pensioneve në prill, tre muaj më herët”, shkruan Malaj.
Hera e fundit që u indeksuan pensionet në Shqipëri ishte më 1 korrik 2026 me 2.7 %
Indeksimi u afrua për në muajin korrik për shkak të rritjes së inflacionit ndikuar edhe prej luftës në Lindjen e Mesme prej tij përfituan rreth 900 mijë qytetarë. Me këtë indeksim pensionet urbane u rritën me 543 lekë në muaj, ndërsa ato rurale me 320 lekë.
