Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kam dëgjuar edhe ambasadorin Soreca”, Artan Hoxha publikon faktet e rënda dhe lëshon thirrjen për Voltana Ademin: Pastroni koshat e mbetjeve

23:30 / July 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tani 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për aktivitetin që do të bëhet më datat 3-4 gusht në fshatin turistik të Thethit, ku pjesëmarrës do jetë edhe ambasadori Luigi Soreca.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Hoxha i bën thirrje kryeministrit, ministrit të Turizmit dhe kryetarit të Bashkisë Shkodër të marrin masa për të pastruar koshat me mbeturina sa nuk është vonë.

Hoxha thotë se çdo biznes, lokal dhe bujtinë kanë paguar takstat, ndërkohë që pas zgjedhjeve të 30 Qershorit koshat nuk janë paguar.

Kujtojmë që aktiviteti Za Fest nisi para tre vitesh, me idenë fillestare të kantautorit Vlashnet Satës për të bërë bashkë disa artistë për të pastruar mbeturinat në Theth dhe gjatë atyre ditëve të zhvillohej festivali me këngë e rrëfenja të asaj zone.

Statusi i plotë:

Kam dëgjuar këtë muaj nga Kryeministri deri poshtë, madje sot edhe ambasadorin e BE-së të flasin për vlerat turistike të Shqipërisë. Ambasadori Soreca doli sot në mbështetje të një aktiviteti artistik që zhvillohet në zemrën e Alpeve, në fshatin turistik të Thethit.

Po, shumë mirë, zoti e ka bërë Shqipërinë një mrekulli turistike. Por vëtem kaq, se po të shikosh cfarë bëjnë administratorët dhe qeveritarët e këtij vendi është të vesh duart në kokë.

Çdo biznes, bujtinë, lokal modest apo familje në Theth, i kanë paguar bashkisë së Shkodrës, njësisë administrative që mbulon zonën, taksën e pastrimit. Bujtinat dhe lokalet kanë paguar deri dhe mbi 250 mijë lekë të vjetra në vit, por shërbim nuk marrin. Ata kanë nevojë për pastrim gjatë 3 muajëve të verës, pasi Thethi bllokohet prej borës nga fundi i nëntorit deri në maj dhe nuk ka nevojë për pastrim mbeturinash për 6-7 muaj me radhë.

Ne foto janë kosha mbeturinash të tej mbushur nga mbeturinat në fshatin turistik Theth. Kompania e kontraktuar nga Bashkia Shkodër nuk ka shkuar të pastrojë koshat e mbeturinave që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, gati një muaj plot që Thethi nuk pastrohet nga mbetjet e bëra pirg. Prandaj zoti Kryministër, Ministër i Turizmit apo kryetar i bashkisë Shkodër, merrni masa për të shpëtuar produktin tuaj turistik që i ka dalë era, para se ambasadori Soreca të shkoj ne aktivitetin e financuar me taksat e BE-së në datat 2-3-4 gusht në Theth.

tani 1
tani 3

Artan Hoxha koshat e mbetjeve Theth
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Artan Hoxha komenton ambasadorin e ri: Nuk do të jetë një diplomat që ndan interesa, si paraardhësit

21:40 / May 20, 2026

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal për 21 Janarin: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

13:51 / January 26, 2026

Artan Hoxha zbardh dinamikën e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit

21:49 / January 13, 2026

Gazetari Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia, deputeti Bido: E papranueshme që një shtet të ndikohet nga nacionalizmi

16:57 / November 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.