Dy krerët me të rëndësishëm, ai i shtetit dhe ai i qeverisë kanë lajmëruar sot konferenca shtypi njëri pas tjetrit, teksa nuk dihet se për çfarë konkretisht.
Mjaft surprizuese ajo e Ramës e cila prej shumë kohësh nuk kishte njoftuar një konferencë urgjente për shtyp, e cila do të jetë në orën 11.00.
“Në orën 11.00 në Sallen e Hartave, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët”, njoftoi dje Kryeministria.
Fill pas tij burime zyrtare nga Presidenca bënë me dije se dhe nga ky institucion do të ketë komunikim me mediat, që do ta zhvillohet në orën 12:00.
Nuk dihet ende se kush do të dalë në konferencë nga ky institucion, apo vetë kreu i shtetit, por diçka po ndodh.
