Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Amsterdam/ Lagjia me drita të kuqe, kryebashkiakja premton pastrimin e territorit, i kundërvihen prostitutat

18:43 / July 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Amsterdam
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Të veshura me dritë të kuqe neonesh, qindra prostituta ushtrojnë aktivitetin e tyre nga pas dritareve në rrugët e ngushta përgjatë kanaleve në Amsterdam.

Dhe ato, duan që kështu të vazhdojë… Kryebashkiakia e parë femër në Holandë, ka premtuar se do të pastrojë lagjen e famshme me drita të kuqe e ndoshta edhe të mbyllë disa nga dritaret e famshme, por punonjëset e seksit thonë se ato nuk do të lëvizin nga vendi.

“Unë dua ti them diçka të gjithë atyre që na quajnë ne të brishta…ju nuk na njihni dhe nuk mund të flisni në emrin tonë”, shprehet ajo.

Zona është një nga atraksionet më të mëdha turistike në një qytet që priti rreth 18 milionë vizitorë vitin e kaluar. Por, kriminaliteti në rritje dhe numri i madh i vizitorëve, kanë shtuar problemet në zonë.

Kryebashkiakia Femke Halsema, ka veçuar sjelljen e papërshtatshme dhe fyese të vizitorëve ndaj punonjësve të seksit nëpër dritare, si një nga problemet kryesore, bashkë me rritjen e madhe të prostitucionit të palicensuar.

Ajo ka prezantuar një projekt, me katër opsione për lagjen me drita të kuqe. Propozimi i parë është të vendosen perde nëpër dritare, në mënyrë që prostitutat të mos shihen nga rruga. I dyti është që disa dritare të zhvendosen në zona të tjera të qytetit ndërsa opsioni më radikal është që të mbyllen të gjitha dritaret.

Sidoqoftë, opsioni i katërt është rritja e numrit të dritareve dhe krijimi i një hoteli seksi në terren, ku prostitutat e mbërthyera në sektorin e palicensuar, mund të kalojnë lehtësisht tek industria e licensuar./TCH/







prostitutat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.