Shefat e shëndetësisë kanë pëhapur lajmin se për të shmangur sëmundjet kronike si astma dhe sëmundjet e mushkrive, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm me pastrimin e ambientit brenda shtëpisë.
Ata kanë thënë se dy nga faktorët që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj janë: fshirja e pluhurave me dyret e mbyllura dhe tharja e rrobave brenda ambienteve të shtëpisë.
Këshilla zyrtare e publikuar sot nga rregullatori i NHS tha se njerëzit duhet të mbrojnë shëndetin e tyre duke ulur ndotjen në shtëpitë e tyre.
Kjo mund të vijë nga gatimi, lagështia, aerosolet, zjarret, pirja e duhanit ose produktet e pastrimit, sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Kujdesit (NICE).
Këto mund të jenë një burim “i konsiderueshëm” i ndotjes, thonë drejtorët e qeverisë dhe mund të irritojnë mushkëritë ose të shkaktojnë astmë./
