Qeveria e Iranit ka miratuar projektin për të hequr 4 zero nga monedha kombëtare, Rial. Miratimi i vendimit u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve në Iran, që citon zëdhënësin e qeverisë Ali Rabiei. Kjo reformë monetare diskutohej prej vitesh ndërsa vlera e monedhës së Iranit ka pësuar vazhdimisht rënie.
‘Bloomberg’ raporton se zëdhënësi i qeverisë nuk ka specifikuar se kur ky plan do të vihet në zbatim konkret. Heqja e zerove në monedha praktikisht forcon monedhën vendase dhe ndikon në inflacion.
Një lëvizje të tillë është aplikuar në Shqipëri në vitet ’64-’65 ku heqja e një zeros nga kartëmonedha krijoi problemin që vijon ende sot; atë të përdorimit të emërtesës lek i ri-lek i vjetër.