Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-Kryeministri i Britanisë, Tony Blair konsideron rikthimin në politikë

16:13 / April 24, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screen Shot 2017 04 24 at 16.11.26
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri britanik Tony Blair thotë se po sheh mundësinë e rikthimit të tij në rangjet e larta të politikës vendase, përmes zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit. Në një intervistë për BBC, ai thotë se kërkon të shpëtojë vendin nga kthetrat e mbështetësve të kauzës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Tony Blair thotë se Britaninë e Madhe po e marrin peng ata që mbështetën kauzën e daljes së vendit nga Bashkimi Europian. Ndaj dhe shprehet se po i rritet gjithnjë e më shumë dëshira për t’u rikthyer në ballë të politikës së vendit. Deklaratën e bëri gjatë një interviste për median publike BBC.

Ai vetë është kundër daljes së vendit nga Bashkimi Europian dhe kritikon ashpër linjën që po ndjek kryeministrja aktuale Thereza May, para nisjes së negociatave të shkëputjes nga unioni. Zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, ai i konsideron si një çështje që qëndron mbi interesat e aleancave partiake. Ndaj dhe sipas Tony Blayr, partitë politike duhet ta përcaktojnë se ku duhet të përqendrohen.

Për këtë arsye, ish-kryeministri shprehet se ndihet i motivuar për t’u rikthyer dhe aktualisht po shqyrton mundësitë se në ç’rrafsh duhet ta shtrijë debatin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Për më tepër laburistët, nga radhët e të cilëve qeverisi Britaninë e Madhe për 10 vite, duke nisur nga 1997, janë në kërkim të një figure potente që mund ti përfaqësojë si kandidat për kryeministër. Kreu aktual Jeremy Corbyn ka deklaruar se nuk ka ndërmend të garojë për postin e kryeministrit.

Politics Tony Blair UK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.