Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zylfie Haklaj: Mos harroni 28 nëntorin e Tropojës/ Dhuna, ka të njëjtin autor, Sali Berishën!

16:20 / November 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haklaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zylfie Haklaj, nga familja Haklaj ka reaguar përmes një mesazhi publik në prag të 28 nëntorit, duke bërë thirrje për të shmangur dhunën dhe përplasjet politike, ndërsa ka rikthyer në vëmendje ngjarjet e rënda të ndodhura në Tropojë në nëntor të vitit 2000.

Në reagimin e saj, Haklaj kujton 28 nëntorin e vitit 2000 si një plagë të rëndë për Tropojën, si dhe vrasjen e Ylli Haklajt në 3 dhjetor të po atij viti. Ajo thekson se drejtësia e vonuar nuk duhet të kthehet në drejtësi të harruar dhe se këto ngjarje vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

“Drejtësi e vonuar nuk duhet të bëhet kurrë drejtësi e harruar. 28 nëntori 2000 mbetet një plagë e rëndë për Tropojën. Ngjarjet e dhunshme të asaj dite dhe vrasja e Ylli Haklajt më 3 dhjetor 2000 janë pjesë e një historie që ende kërkon drejtësi. Sot, përballë retorikës së ashpër politike, lind frika se Shqipëria mund të përjetojë një tjetër nëntor të zi. Prandaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që përplasjet politike të prodhojnë viktima të reja”, shprehet ajo.

Duke iu referuar klimës së tensionuar politike dhe retorikës së ashpër, Zylfie Haklaj shpreh shqetësimin për rrezikun e përsëritjes së tragjedive të së kaluarës, duke u bërë apel qytetarëve shqiptarë të mos bëhen pjesë e konflikteve politike dhe të mos sakrifikojnë jetën për interesa pushteti.

“Mos u bëni mish për top të askujt”, është thirrja e Zylfie Haklajt, e cila e përmbyll reagimin me një mesazh të fortë:

“Mos u bëni mish për top të askujt. Mos lejoni që politika t’ju përçajë, t’ju vërë kundër njëri-tjetrit dhe t’ju marrë jetën për interesa pushteti. Ismail Qemali ishte një dhe i tillë do të mbetet. Flamuri ynë nuk është simbol i gjakut, por i lirisë dhe bashkimit. Historia përsëritet kur tragjeditë harrohen dhe drejtësia vonon. Tropoja nuk harron, Shqipëria nuk duhet të harrojë. 28 nëntori është ditë e flamurit, jo ditë e gjakut”, përfundon ajo.

28 nentori Sali Berisha tropoje zylfie haklaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna e protestuesve, 19 persona në spital/ Hodhën gurë dhe molotovë, u lënduan gjatë protestës

16:23 / November 28, 2026

Vlora, kryeqytet për një ditë. Mblidhen shqiptarë nga të gjitha trevat për festimet e Pavarësisë

15:36 / November 28, 2026

Kombi nderon Flamurin/ Festë kombëtare në Kosovë, Preshevë, Maqedoni e Mal të Zi

15:08 / November 28, 2026

Ekipi i kombëtares mesazh urimi për shqiptarët: Pavarësisht ku na çon rruga, Shqipëria na bashkon gjithmonë

14:08 / November 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.