Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar në faqen e saj në Facebook për procedurat që duhen ndjekur nëse jeni të fejuar me një shtetas amerikan/e.
Sipas ambasadës personi me shtetësi amerikane duhet të dorëzojë peticion për vizën pranë USCIS për ju. Por ambasada thotë se duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj sa më parë të aplikoni më mirë për ju.
“Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar? Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt! #pyetanen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
