Pronarja e argjendarisë ku plasi bombula e gazit në zonën e ish-bllokut, Alma Pirra nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Mësohet se ajo ka ndërruar jetë vetëm dy javë më pas në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 korrik në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë, ku të plagosur mbetën pronarët e argjendarisë, bashkëshortët Sokol e Alma Pirra, 52 e 53 vjeç, punonjësja e tyre, Eneda Nura, 18 vjeç, si dhe dy kalimtarë të rastit, 23 e 24 vjeç.
Lexo edhe- Shpërthimi në argjendari që plagosi 5 persona dhe tronditi kryeqytetin, zbardhen shkaqet
