Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërthimi në argjendari që plagosi 5 persona dhe tronditi kryeqytetin, zbardhen shkaqet

16:40 / July 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shperthim blloku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka kryer një verifikim në argjendarinë ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me 5 të plagosur ditën e hënë, duke arritur në përfundimin se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia ose nga ndonjë gabim njerëzor.

ISHTI shpërndau dje një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 15 korrik, në një biznes argjendarie që ndodhet te kryqëzimi i rrugëve “Ismail Qemali” me atë “Vaso Pasha”. Sipas Inspektoratit Teknik, nga shpërthimi ka pasur dëme materiale të biznesit, si dhe dëmtime të lehta të disa personave.

Të plagosur mbetën pronarët e argjendarisë, bashkëshortët Sokol e Alma Pirra, 52 e 53 vjeç, punonjësja e tyre, Eneda Nura, 18 vjeç, si dhe dy kalimtarë të rastit, 23 e 24 vjeç. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, rezultoi se biznesi i argjendarisë zhvillonte aktivitet edhe në katin përdhe, në bodrum, të godinës disakatëshe.

Punonjësit zjarrfikës nxorën nga bodrumi dy bombola, një bombol GLN-je (gaz i lëngëzuar i naftës, kryesisht propan) me kapacitet 15 kg metalike dhe një bombol oksigjeni me kapacitet afërsisht 20 litra.

INSPEKTIMI I ISHTI

Nga inspektimi në vendngjarje që kreu ISHTI rezultoi se: Bombola me GLN-, me kapacitet 15 kg, kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometër bënte matjen e presionit në dalje të bombolës GLN, ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra, presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpërmjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel, e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes). Bombola GLN ishte pa dëmtime të jashtme, pra, pa deformime dhe pa çarje.

Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës GLN ishte dëmtuar nga djegia. Bombola e oksigjenit, me kapacitet afërsisht 20 litra, kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometër bënte matjen e presionit në dalje të bombolës së oksigjenit, ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra, presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpërmjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel, e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (kanello saldimi).

Bombola e oksigjenit ishte pa dëmtime të jashtme, pra, pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës se oksigjenit ishte dëmtuar nga dje gia. “Pajisjet në biznesin e mësipërm ishin të dëmtuara si pasojë e eksplozionit”, thuhet në njoftimin e ISHTI.

SHKAQET

Nisur nga ambienti, vendi i instalimit të bombolës, në katin nëntokë (bodrum), gjendja teknike e bombolës etj., rezulton se rrjedhja e mundshme e GLN-së dhe si pasojë eksplozioni, mund të ketë ardhur nga: Rrjedhja e GLN-së nga instalimi i bombolës 15 kg me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes) nëpërmjet tubit të gomës dhe krijimit të përzierjes eksploduese në kufijtë kritikë.

Nga gjendja jo e mirë teknike e tubit të gomës, si plasaritje, si rrjedhojë e afatit të gjatë të përdorimit, të cilat nuk dallohen sepse tubi i gomës është djegur; Gjendja teknike e pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes);

Nga veprimi i gabuar i përdoruesit që mund të jetë, lënia hapur e linjës së gazit, ventilit të pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes), përdorimi i mjeteve ndezëse shkrepëse apo cigare. “Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për momentin dhe nga këqyrja e dy bombolave paraprakisht rezulton se ngjarja ka ardhur si rezultat i një pakujdesie ose gabimi njerëzor”, deklaroi dje Inspektorati Teknik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.