Këngë dashurie dhe një propozim për fejesë e kanë pritur Mërgimen sapo ka shkelur në atdhe. Ajo e dinte se i dashuri i saj Leotrimi do ta priste në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, por ajo që nuk ia merrte mendja ndodhi.
I gjunjëzuar përballë saj, Leotrimi i propozoi fejesë Mergimes, që sapo kishte zbritur nga avioni që vinte nga Anglia.
Sigurisht që përgjigjia e saj do të ishte po. Mes lotësh dhe emocionesh ajo takoi më pas familjarë të tjerë që e prisnin në aeroport.
