Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Cakaj’/ Meta kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për DSIK

12:27 / January 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, i kërkon këtij të fundit ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, për rastin e dhënies së certifikatës së sigurisë për zv/ministrin e Jashtëm, Gent Cakajt.

Në shkresën e tij drejtuar një ditë më parë Kryeministrit, Meta shprehej se Ccakaj është pajisur me certifikate sigurie brenda 24 orëve, ndërkohë që nuk janë bërë verifikime në shtetet ku kandidati për ministër është shkolluar.

Ndërkohë që kreu i shtetit ka zbuluar se Gent Cakaj kur ka qenë në postin e zv.ministrit të Jashtëm ka punuar prej 7 muajsh pa certifikate sigurisë tepër sekret.

Me këtë veprim, sipas Presidentit ai ka vënë në rrezik informacionet e klasifikuara të NATO-s dhe BE-së.

“Nisur nga fakti që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar është një institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit, është e qartë se procesi i hetimit administrativ nuk mund të kryhet nga organe të tjera në varësi të Kryeministrit, pasi krijohet një situatë e pastër e konfliktit të interesit, gjë e cila mund të cenojë objektivitetin dhe cilësinë e hetimit të këtij rasti, Presidenti i Republikës, vlerëson se, për rastin konkret, Kuvendi i Shqipërisë mund të realizojë objektivisht këtë proces hetimor.

LETRA E PLOTË

Komision parlamentar Hetimor kerkesa Page 1 1
Komision parlamentar Hetimor kerkesa Page 2
Komision parlamentar Hetimor kerkesa Page 3
Komision parlamentar Hetimor kerkesa Page 4

DSIK Gramoz Ruçi Ilir Meta KOMISION HETIMOR leter tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026

Partia e Lirisë për fondet IPARD: “Bujqësia ka humbur mbi 300 mln euro”

13:22 / September 27, 2026

Sot Austri-Kosovë për vendin e parë në grup, trajneri Foda: “Dardanët” do ta tregojnë veten

12:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.