Të kufizosh funksionet e telefonit për 20 minuta për të pasur pak kohë për veten. Pas Apple, Facebook dhe Google që kanë lançuar funksione për detox digital, vjen dhe ZenMode i OnePlus.
Kur aktivizohet ky opsion informacionet e rëndësishme si data dhe ora janë të disponueshme ashtu si lejimi i thirrjeve emergjente dhe fotokamera.
Ndërkohë që të gjitha njoftimet e tjera janë bllokuar deri në 20 miunta. “Një periudhë e duhur një sërë personash, që nga studentët tek prindërit, pasi kemi pyetur përdoruesit tanë. 60 minuta, për shembull do i ndalonte shumë personave të përdorin këtë mënyrë, sidomos atyre që janë të impenjuar në punën e tyre”, shpjegon kompania.
Mes argumenteve më të debatueshme të momentit është pikërisht paaftësia për tu shkëputur nga teknologjia. Pak muaj më parë në kuadër të këtij shqetësimi në rritje Apple, Google dhe Facebook kanë vendosur një “timer” që llogarit kohën që është kaluar në telefon dhe në rrjetet sociale. Madje një kompani në SHBA ka nisur një sfidë. Ofron 100 mijë dollarë për një vit pa smartphone.

