Ka qëndruar vetëm dy ditë në qeli drejtori i Burgut të Lushnjes Judmir Shurdhi, i arrestuar pasi përllogariti gabim afatin dhe liroi para kohe Lulzim Cakën, i njohur si “i forti i Beratit”.
Shurdhi dhe vartësi i tij u arrestuan pasi nuk kishin llogaritur mirë dënimin për Cakën, i cili duhet të qëndronte në qeli edhe 4 muaj e 22 ditë.
“Faleminderit zot, miq, shokë, dashamirës koleg, qytetarë të këtij qyteti, ju që kur më shikonit rrugëve të qytetit dje dhe përloteshit kur më shihnit. FALEMINDERIT. Por edhe ju që u munduat të më burgosnit padrejtësisht! Faleminderit! Se falë jush u bëra akoma më i fortë”, shprehet Shurdhi, raporton Neësbomb.al.
