Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Studentët me mesatare 10, punësim në Doganë, Tatime dhe ALUIZNI

13:02 / January 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Crown Agents Operationals Vehicles Tirana Albania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në institucionet më të rëndësishme të vendit si Dogana, Hipoteka, Tatimet apo ALUIZNI do të punësohet studentët e shkëlqyer të universiteteve.

Kështu, deklaroi sot kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë prezantimit të platformës për punësimin e studentëve me 9 dhe 10, pa konkurs në shërbimin civil, ku u bënë publikë 803 vende të lira pune për ta. Ai tha se vendet vakante në institucionet më të rëndësishme, do t’i marrin studentët me rezultate të arrira.

“Platforma do të jetë aktive menjëherë. Do të hyjë në fuqi për ata që kanë mbaruar në vitin 2017 dhe në vijim, përfshin këtu 800 vende tani të hapura. Po vazhdojmë të procesojmë se unë dua që në hipotekat e Shqipërisë, në ALUIZNI-n e Shqipërisë, Tatime e Dogana dhe në të gjitha agjencitë e mëdha të shërbimit, çdo vend i lirë të jetë në dispozicion të atyre që janë më të mirët”, theksoi ndër të tjera Rama duke thënë se platforma e punësimit “Punë të Mbarë” është rezultat i punës së kryeministrit si “protestues” bashkë me studentët.

Duke folur për arsimin e fëmijëve, kryeministri theksoi se statistikisht, prindërit shqiptarë sakrifikojnë dhe shpenzojnë shumë për të ardhmen e fëmijëve.

“Shqipëria e ka 3,1% shpenzimet familjare për arsimin, më shumë se vendet në rajon. Shqiptaret statistikisht janë populli që shpenzon më shumë për të arsimuar fëmijët jashtë, për frymë. Kemi sasinë më të madhe për frymë të fëmijëve të arsimuar jashtë. Që do të thotë që janë shumë para që shpenzohen”, -shpjegoi ai, duke shtuar se kjo shifër nuk tregon se arsimi në Shqipëri kushton më shumë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

13:55 / June 25, 2026

Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n “Hoqa syzet për respekt, ai më goditi me grusht”/

14:56 / June 24, 2026

Vau i Dejës – Zbulohet parcela me kanabis/ Arrestohen vëlla e motër

13:19 / June 24, 2026

Operacion policor në Tiranë, kontrolle në ambiente të dyshuara si Call Center të paligjshëm

12:55 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.