Bizneset që kanë pësuar dëme në njësitë e tyre tregtare gjatë protestave të dhunshme në zhvilluara në Tiranë mund të vijojnë aplikimet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes një njoftimi bën me dije se procesi i raportimit mbetet i hapur për të gjitha bizneset e prekura. Sipas të dhënave të raportuara, vlera e dëmeve të deklaruara online deri më tani arrin në 3.59 milionë euro.
Sipas njoftimit, subjektet mund të deklarojnë dëmet e shkaktuara nëpërmjet shërbimit të dedikuar në portalin e-Albania, si dhe në faqen zyrtare të Administratës Tatimore, www.tatime.gov.al.
Ndërkohë Administrata Tatimore thekson se vijon angazhimin për të mbështetur bizneset e prekura, duke lehtësuar procedurat e raportimit dhe evidentimit të dëmeve të shkaktuara në aktivitetet e tyre tregtare.
