Një incident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Patos, ku një 33-vjeçari i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës. Ngjarja është konstatuar rreth orës 05:05 të mëngjesit të sotëm, më 16 nëntor 2026.
Sipas njoftimit të policisë, 33-vjeçari me inicialet M. P., banues në Patos, ka njoftuar sallën operative se porta e banesës së tij ishte dëmtuar, ndërsa dyshohet se është përdorur lëndë plasëse.
Bëhet me dije se 33-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.
