Përgatitja: 1 h – Pjekja: 20 min – Sasia: 4 Persona
Akullore me pana e përgatitur në shtëpi ka shumë avantazhe pozitive. Produktet mund ti zgjedhim cilësorë dhe mund të përgatitet pa shtuar konservantë ose ngjyrues ushqimorë.
Përbërësit për akullore me pana
120 ml pana e freskët
240 ml qumësht
80 g sheqer
10 ml esencë vaniljë
fruta të stinës
Përgatitja e akullore me pana
Në një enë hedhim qumështin së bashku me pana dhe esencën e vaniljes. Për një shije më të fortë ju këshillojmë të përdorni një shkop vanilje, duke e ndarë në mes dhe duke hedhur në masë farat e saj.
Masën për akullore me pana e vendosim në zjarre të ulët dhe duke e përzier vazhdimisht. Hedhim sheqerin e trazojmë mirë dhe lëmë për 5 minuta të tjera në zjarre. E heqim nga zjarri dhe lëmë të ftohet.
Hedhim masën e ftohur në enën e akullores dhe aktivizojmë makinerinë e akullores për 30 minuta. çdo 10 minuta duhet ta ndalojmë dhe ta përziejmë mirë duke hequr bordin që të mos formohet akulli.
Pasi akullore me vanilje merr një formë homogjene dhe të plotë, e hedhim nëpër enë dhe e vendosim në frigorifer në ngrirje. E lëmë të pushojë për të paktën 2 orë në frigorifer.
Akullore me vanilje është gati, përpara se ta shërbejmë duhet ta lëmë për disa çaste në temperaturë ambienti dhe sipër shtojmë fruta sipas dërsirës.
